Politike

Basha tregon rolin e tij gjatë aktivitetit në Kosovë: Nuk kam punuar asnjëherë në role hetimore por vetëm administrative

19 Nëntor 2020, 20:30 Nga DOSJA
Basha tregon rolin e tij gjatë aktivitetit në Kosovë: Nuk kam

TIRANË– Kryetati  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar detyrat që ai ka mbajtur gjatë angazhimit të tij në Kosovë.

Basha tha se ka punuar në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan në poste administrative por asnjëherë në role hetimore.

Në Mitrovicë legal oficer, por fillimet kanë qenë si përkthyes por rekrutimi ka qenë si legal oficer. Së dyti në Prishtinë për afro një vit e pak si përgjegjës për zonën amerikane të administrimit të Kosovës. Në zonën e Gjilanit për ngritjen dhe këqyrjen e komponentit të drejtësisë kosovare, pra rrol administrativ dhe jo hetimor. Pas kësaj asistent i veçantë i drejtorit të departamentit të drejtësisë që ishte de facto ministri i drejtësisë së Kosovës. Që konsistonte në punën e transferimit të punës nga UNMIK-u dhe ngritjen e ministrisë së Kosovës. Pas kësaj detyrat e mija në Kosovë kanë mbaruar dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike”, tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll