Politike

 “Lufta kundër Covid nuk fillon në spital”/ Ministrja e Shëndetësisë publikon mesazhin e mjekes së njohur: Për të q

19 Nëntor 2020, 19:59 Nga DOSJA
 “Lufta kundër Covid nuk fillon në spital”/ Ministrja

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e prof. Silvana Balës, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mjekja në mesazhin e saj u bën apel qytetarëve për respektimin e masave duke thënë se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj. Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala në mesazhin e publikuar nga Ministrja Manastirliu.

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll