Politike

 Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe/ Basha: Është marrë nga BBC, nga Dashamir Peza si përkthyes i BBC

19 Nëntor 2020, 20:07 Nga DOSJA
 Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe/ Basha:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar që të ketë marrë nga Melaim Bellanica kasetën e masakrës së Krushës. I ftuar në emisionin  “Opinion”, Basha tha se kaseta është marrë nga Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ndërsa theksoi se ka qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi kundër luftës së UÇK-së.

“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, apo BBC, në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore. Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”- tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll