Politike

‘Zoti mal të bëftë, lëshon rreze drite’/ Rama takon në Kavajë socialistin “e thekur”, i moshuari a

19 Nëntor 2020, 17:42 Nga DOSJA
‘Zoti mal të bëftë, lëshon rreze drite’/ Rama

KAVAJË– Kreu i qeverisë Edi Rama është hasur me një socialist të “thekur” gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit  në Kavajë. Teksa Rama po kalonte, ai e thirri duke mos i kursyer lavdet ndaj kryeministrit, ndërkohë që i premtonte se nuk do të tradhëtonte asnjëherë. 

I moshuari shkoi deri aty saqë nuk do ta ‘tradhëtonte’ edhe po të mos hynte kurrë në banesën e tij, pavarësisht se Rama parashikoi se ndërtimi përfundon para Vitit të Ri.

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Si je si dukesh?

Qytetari: Zoti mal të bëftë. Ti vjen e na viziton ne dhe lëshon rreze drite.

Edi Rama: Po mbaron shtëpia ë?

Qytetari: Kur të mbarohet të mbarohet. Ti je artist. Unë nuk të tradhëtoj kurrë. Asnjëherë!

Edi Rama: Për Vit të Ri do hyni brenda?

Qytetari: Edhe kurrë mos të hyj brenda, unë nuk të tradhëtoj asnjëherë.

Edi Rama:Po jo mo jo

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kavaje edi rama edi rama ne kavaje

Sondazh

Poll