Aktualitet

Infektohen edhe dy punonjës në burgun e Fushë Krujës me Covid-19, tetë raste shënohen brenda pak orëve

19 Nëntor 2020, 07:45 Nga DOSJA
Infektohen edhe dy punonjës në burgun e Fushë Krujës me

FUSHË KRUJË- Dy punonjës të tjerë në burgun e Fushë Krujës janë infektuar me Covid-19. Mësohet se në total, brenda pak orëve, numri i të infektuarve në këtë institucion ka shkuar në tetë. Kjo, pasi një natë më parë, u raportuar për gjashtë raste të tjera.

Të tetë të infektuarit janë punonjës në këtë burg dhe janë izoluar pr momëntin. Ata kanë shfaqur simptoma të lehta dhe po kurohen në banesë.

Nga ana tjetër, ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik për rastet në fjalë. Ndërkohë, numri i të infektuarve vijon të rritet çdo ditë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë shënuar 646 viktima dhe 29,837 persona janë të sëmurë aktivë me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fushe krujes covid ne burgje burgu i fushe krujes covid ne burgje

Sondazh

Poll