Aktualitet

Covid-19 bën kërdinë në spitalin e Përmetit, infekton shtatë infermierë

19 Nëntor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Covid-19 bën kërdinë në spitalin e Përmetit, infekton

PËRMET– Shtatë infermierë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 në spitalin e Përmetit. Mësohet se bluzat e bardha dyshohet ta kenë marrë koronavirusin gjatë ndihmës që u kanë dhënë pacientëve të shtruar, apo përmes njëri-tjetrit.

Infermierët janë izoluar për momentin dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në shtëpi, pasi kanë simptoma të lehta. Ndërkohë, ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik për rastin në fjalë, duke gjurmuar kontaktet e të infektuarve.

Ndërkohë, numri i të infektuarve vijon të rritet çdo ditë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë shënuar 646 viktima dhe 29,837 persona janë të sëmurë aktivë me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll