Aktualitet

Shpërthim i fortë me tritol në derën e një lokali, pronare një 46-vjeçare, Policia shoqëron 4 persona

18 Nëntor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Shpërthim i fortë me tritol në derën e një lokali,

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në derën e një lokali.

Tritoli është vendosur në derën e lokalit pranë kryqëzimit të shkollës pyjore, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Sipas dëshmitarëtve, shpërthimi ka qënë tepër i fuqishëm dhe është ndjerë në të gjithë lagjen. 

Burime për Dosja.al bënë me dije se pronare e lokalit është Hana Fojleta, megjithatë emri i saj nuk figuron askund në regjistrat zyrtarë.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.  Deri më tani janë shoqëruar katër persona të dyshuar si të përfshirë ose që kanë dijeni për ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hana fojleta shkoder tritol lokalit ne shkoder hana fojleta shkoder tritol lokalit ne shkoder

Sondazh

Poll