Aktualitet

Covid-19 futet në burgun e Fushë Krujës, 6 drejtues dhe të dënuar infektohen me koronavirus

18 Nëntor 2020, 19:36 Nga DOSJA
Covid-19 futet në burgun e Fushë Krujës, 6 drejtues dhe të

FUSH-KRUJË– 6 persona nga administrata, drejtues dhe punonjës të burgut në Fushë- Krujë janë infektuar me koronavirus.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas konfirmimit se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse punonjësit janë izoluar në shtëpi.

Ndërkohë që të infektuar kanë rezultuar edhe disa të dënuar në këtë institucion, që janë dërguar në burgun e Shënkollit. Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirus

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne fushe kruje koronavirusi ne fushe kruje

Sondazh

Poll