Aktualitet

Digjet makina e parukieres në Vlorë, Ernela Habilajt i shpërtheu makina pas mesnate, dyshohet se lidhet me hesapet e pambyllu

18 Nëntor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Digjet makina e parukieres në Vlorë, Ernela Habilajt i shpërtheu

VLORË– Një automjet i llojit “Audi”, ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në lagjen “24 maji”. Mësohet se mjeti ishte parkuar në këtë lagje, kur rreth orës 00:45 ka marrë flakë.

Makina rezulton të jetë në emër të një 23-vjeçareje, me profesion estetiste, Ernela Habilaj. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat, ndërsa mësohet se dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të problemeve në familjen e të resë.

Mësohet se vajza është e martuar dhe se i shoqi është në burg në Itali. Në shtëpinë  e vjehrrit të saj, u vu një sasi tritoli disa muaj më parë që nuk shpërtheu, ndaj pista kryesore janë hesapet e pambyllura të të shoqit të vajzës. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e 23 vjecares djegia e audit ne vlore ernela habilaj digjet makina e 23 vjecares djegia e audit ne vlore ernela habilaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 21:28

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.Mediat ven...