Mira Rakacolli tregon veprimin e pacientëve të infektuar me Covid-19: Kjo është e tmerrshme!
Prej ditësh në Shqipëri raportohen rritje e rasteve të të infektuarve dhe pacientëve që humbin jetën për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky trend ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrë masa të reja kufizuese, masa këto që konkretisht konsistojnë tek ndalimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave në ambientet e mbyllura ose të hapura.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi masat e marra në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania. Sipas saj masat kufizuese janë ndërmarrë pas rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur me coronavirus.
“Kanë qenë të ndaluara grumbullimet, por duke bërë analizën e situatës e pamë të nevojshme ta theksojmë këtë informacion. Situata epidemiologjike e bëri të domosdoshme që ta rivëmë në vëmendjen këtë masë. Nuk do të ketë asnjë aktivitet as në ambient të hapur dhe në asnjë ambient të mbyllur. Situata është dinamike dhe ne e ndjekin situatën dhe në varësi të shifrave përshtatim masat, që mendojmë se janë më efikasite për periudhën që po kalojmë”, tha ajo.
Ajo tha se pavarësisht situatës jo të mirë nuk është menduar akoma një skenar për të shkuar tek rimbyllja e ekonomisë.
“Jo, për momentin kjo nuk është akoma. Ne e kemi sqaruar edhe herë tjetër situatën, që është gjithmonë një kombinim faktorësh që ka të bëjë me shtrimet në spitale, numrin e atyre që humbin jetën dhe respektimin ose jo të masave që rekomandojmë. Një kombinim i tyre na çon ne në shtim të masave kufizuese”, shtoi ajo.
Të ndjerë të frikësuar, shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin bombola të oksigjenit në banesë. Kjo qasje sipas znj. Rakacolli është e gabuar, ndërsa ftoi qytetarët të komunikojnë me mjekun e familjes mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
“Në shtëpi rekomandohet që të ndiqen rastet e lehta dhe të mesme kur kanë një nivel të caktuar oksigjeni, është pikërisht niveli i oksigjenit 93-94% që pacienti mund të qëndrojë në shtëpi me rekomandimin e mjekut të familjes. Ky është një fenomen që njerëzit kanë filluar të përdorin aparat oksigjeni në shtëpi. Trajtimi duhet të bëhet i vëmendshëm dhe i specializuar. Unë personalisht nuk ua rekomandoj këtë trajtim në shtëpi”, shtoi Rakacolli.
Gjithashtu znj. Rakacolli tha se ka pacientë, të cilët vijojnë të thyejnë karantinën duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19 janë të regjistruar dhe ka një databaze për to.
“Thelbi i kontrollit të pandemisë është bërja e testit, por është edhe izolimi. Testimi nuk ka kuptim nëse nuk pasohet nga izolimi. Çdo person tjetër kontakti, duhet detyrimisht edhe që të izolohet sipas të gjitha rekomandimeve. E them me përgjegjësi: Lista shkon në polici. Thelbi është mos-dalja dhe mos-shpërndarja e infeksionit. Ne na qëllon edhe kështu, p.sh epidemiologu e merr në telefon dhe i thotë se po të vijë ai (pacienti) i thotë hajde më vonë se kam dalë dhe kjo është e tmerrshme. Raportohet në polici, por ndërkohë e keqja është bërë tashmë se ai ka dalë.Të gjithë pozitivët, nuk ka rëndësi se ku e bën testin. Testet që bëhen tek privati konfirmohen tek ISHP-ja. Të gjithë njerëzit që janë pozitivë janë nëpër databaze, dhe bëhet maksimumi për të bërë një gjurmim dhe izolim të tyre”, shtoi ajo.
Marrë nga Euronews
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vdekja e 28-vjeçares shtatzënë, mjeku Krenar Lilaj tregon ARSYEN: Kishte insuficencë të rëndë respiratore
TIRANË- Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me ndërrimin e jetës së 28-vjeçares shtatzënë të infektuar nga...
Masat parandaluese për Covid-19/ Fico: Nuk kemi mennduar vetëm si ekspertë por edhe si konsumatorë dhe familjarë
TIRANË- Ekspertja e ISHP-së, Albana Fico ka thënë se vendimi për marrjen e masave parandaluese për Covid-19 nuk ishte i lehtë. E ftuar në ‘Tempora...
‘E vetmja gjë që kisha frikë’/ Silva Bino tregon çfarë e trembte brenda spitalit COVID: Nuk e doja, s’është proces
TIRANË- Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino ka treguar eksperiencën e saj brenda spitaleve COVID në Shqipëri. Ajo treg...
“Kemi 10 të intubuar”/ Mjeku tregon ç’ndodh brenda spitaleve COVID: Nëse vazhdojmë më këtë ritëm…
TIRANË- Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me çfarë po ndodh brenda spitaleve COVID në vendin tonë, duke ...
‘Janë situata që vështirë se i harron ndonjëherë në jetë’/ Mjeku tregon MOMENTIN e vështirë brenda spitalit COVID:
TIRANË– Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka rrëfyer rastet më të dhimbshme për të brenda spitaleve COVID.I ftuar në emisionin Ope...
Pamje të rënda/ Gjendet një person i gjakosur në gjendje kritike në mes të rrugës, niset me urgjencë drejt spitalit
FIER- Një person është gjetur i gjakosur në gjendje të rëndë në mes të rrugës në “Qafa e Koshovicë” në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i gak...
Situata me COVID në vend/ Silva Bino jep ZGJIDHJEN: Ka përhapje të virusit por mund të ishim edhe më keq. Duhet të jemi op
TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur lidhur me masat e marra nga qeveria për pande...
Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset një vajzë! Dërgohet me urgjencë në spital
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit ku në ak...