Aktualitet

17 Nëntor 2020, 21:28 Nga DOSJA

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.

Mediat vendase bëjnë me dije se policia e Romës, ka arrestuar shqiptarin gjatë kontolleve rutinë. Në një moment ata kanë dëgjuar  britma në një shtëpi aty pranë, ku më pas janë futur brenda ku dhe kanë gjetur  shqiptarin, i cili po kërcënonte prindërit e tij që t’i jepnin 100 euro.

30-vjeçari kërkonte 100 Euro për të dalë e të argëtohej me miqtë e tij, por duket se prindërit nuk ia kishin dhënë dhe kishin rënë pre e dhunës. Pas arrestimit të tij, policia nisi hetimet, teksa zbuloi se prej 3-vitesh, shqiptari ushtronte dhunë dhe kërkonte para nga prindërit e tij. Këto të fundit kanë konfirmuar se djali i ka kërkuar shifra të ndryshme parash, deri në 1 mijë euro. Ndaj tij rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe zhvatje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecari ne itali arrestohet 30 vjecari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 20:09

TIRANË– Modelja Françeska Jaçe ka reaguar për herë të parë pas aksidentit me makinë, bnë të cilin u përfshi ditën e djeshme në rrethrro...

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 19:12

Avokati Jetmir Bilali dhe shoku i tij patën të njëjtin fat. U mashtruan nga një grua e cila duke shfrytëzuar besimin e tyre si myslimanë ju premtoi se do ti ndi...