Koni: Masat e Komitetit teknik të drejta, por nuk zbatohen, qeveria nuk bën kontrolle
17 Nëntor 2020, 21:48Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku Artan Koni, së fundmi ka folur në lidhje me masat që janë marrë ditën e sotme nga Komiteti i Ekpertëve për parandalimin e koronavirusit. I ftuar në ‘Tempora”, Koni u shpreh se komiteti teknik ka marrë disa vendime të drejta por sipas tij këto masa nuk zbatohen duke shtuar se kufizimi nga ora 22:00 deri në 06:00 nuk ka efekt.
“Komiteti teknik merr disa vendime, që mendoj se në shumtësinë e tyre janë të drejta, por ata nuk e shohin se këto masa nuk zbatohen. Distancimi social nuk ekziston në asnjë vend. Kjo nuk është puna e komitetit. Tani flasim a janë të drejta këto masa, kur këto nuk zbatohen. Qeveria duhet ta kontrollojë këtë gjë. Distanca kontrollohet nga qeveria me inspektorët e vet, jo komiteti teknik apo unë. Ne kemi probleme me shkollat, jo me fëmijët, por me prindërit që grumbullohen kur marrin fëmijët. Këtë duhet ta kontrollojë sërish qeveria.Nuk mendoj se këto masa nuk do të bëjnë ndonjë diferencë të madhe. Kur një zonë me bare e lokale të tejmbushura konsiderohet e rrezikshme, të mbyllet fare, se deri në orën 10 ca është shpërndarë është shpërndarë. Kjo kufizon vetëm një shpërndarje të vogël të virusit, por deri në orën 10 virusi prapë do të shpërndahet. Prandaj duhet parë distanca si masë më e logjikshme.” tha ai.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Prej ditësh në Shqipëri raportohen rritje e rasteve të të infektuarve dhe pacientëve që humbin jetën për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky trend ka detyruar Ko...
Aktualitet17 Nëntor 2020, 21:28
ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.Mediat ven...
TIRANË- Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me ndërrimin e jetës së 28-vjeçares shtatzënë të infektuar nga...
TIRANË- Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino ka treguar eksperiencën e saj brenda spitaleve COVID në Shqipëri. Ajo treg...
TIRANË- Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me çfarë po ndodh brenda spitaleve COVID në vendin tonë, duke ...
TIRANË– Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka rrëfyer rastet më të dhimbshme për të brenda spitaleve COVID.I ftuar në emisionin Ope...
FIER- Një person është gjetur i gjakosur në gjendje të rëndë në mes të rrugës në “Qafa e Koshovicë” në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i gak...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur lidhur me masat e marra nga qeveria për pande...
Aktualitet17 Nëntor 2020, 20:09
TIRANË– Modelja Françeska Jaçe ka reaguar për herë të parë pas aksidentit me makinë, bnë të cilin u përfshi ditën e djeshme në rrethrro...