Aktualitet

Lufta ndaj COVID, spitalet në Shqipëri kanë nevojë për mjekë, propozimi i rektorit: Të punësohen mjekët dhe infermierë

17 Nëntor 2020, 22:19 Nga DOSJA
Lufta ndaj COVID, spitalet në Shqipëri kanë nevojë për

Tre muajt e ardhshëm pritet të jenë shumë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19. Ndaj kreu i Taskës-Forcës anti-covid, Arben Gjata, njëkohësisht edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranës, ka deklaruar se studentët e viteve të fundit të kthehen në spitale për të bërë praktikat, por edhe për t’iu bashkuar stafit mjekësor për të përballuar situatën e pandemisë.

“Ne kemi propozuar që studentët e vitit të fundit në mjekësi dhe ata të viteve të fundit të infermierisë të hyjnë të bëjnë praktikat studimore por të ndihmojnë edhe stafin mjekësor”.

Sipas Gjatës, karantinimi nuk duhet të jetë vetëm gjatë natës.

“Për mua duhet të nisë para orës 20:00”.

Të infektuarit ditorë që deklarohen çdo ditë nga autoritetet janë shumë hërë më të larta sipas kreut të Task-Forcës.

“Çdo shifër duhet shumëzuar me 5 ose me 6… 80% e kalojnë pa simptoma… 10% shtrohen në sptiale, ndërkohë që 10% e këtij 10% fatkeqësisht mund të ndërrojë edhe jetë”.

Profesori i Mjekësisë u jep disa këshilla qytetarëve që të bëjnë kujdes edhe me përdorimin e medikamenteve…

“Kujdes antibiotikët mund të bëjnë keq. Mos të përdoret kortizonikë se ulin imunitetin”.

Marrë nga Klan Plus

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjata koronavirusi ne shqiperi arben gjata koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 21:28

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur në flagrancë duke kërcënuar prindërit e tij.Mediat ven...