Politike

Nis puna për Lagjen e Re Baldushk, Veliaj: Lajm i mirë për dhjetëra familja, ca bëjnë histeri, ca bëjnë histori,  ky ë

16 Nëntor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Nis puna për Lagjen e Re Baldushk, Veliaj: Lajm i mirë për

BULDUSHK- Lagja e re e Baldushkut është kantieri i radhës ku Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit. Në këtë zonë, ndër më të dëmtuarat nga fatkeqësia natyrore e një viti më parë, do të ngrihen dhjetëra shtëpi që pësuan dëme të pariparueshme nga lëkundjet sizmike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar lajmin e shumëpritur për banorët, të cilëve pritet që tu jepen çelësat e shtëpive të reja, shumë herë më të forta dhe më cilësore se ajo që kishin më parë, përpara Vitit të Ri.  Veliaj thotë se me këtë lajm që gëzon sot të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti bëhet lehtë diferenca mes atyre që bëjnë histori dhe atyre që bëjnë histeri.

“Nis puna për Lagjen e Re Baldushk në tokën e liruar shtetërore të Bashkisë së Tiranës për shtëpitë e reja pas tërmeteve të 2019,” shprehet përmes një statusi në “Twitter”, kryebashkiaku. Lajm i mirë për dhjetëra familje të zonave më të thella të Tiranës rurale. Ca bëjnë histeri, ca bëjnë histori – ky është dallimi kryesor,” shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike buldushk erion veliaj buldushk erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Nëntor 2020, 15:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer indirekt përgjigje kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri. Me anëë...