LIVE UPDATES
Politike

Roli i Bashës në luftën e Kosovës! Çdo ditë transmetohen ‘dokumentarë’ kundër tij. Kryeministri: Dil e fol vetë pë

16 Nëntor 2020, 19:48 Nga DOSJA
Roli i Bashës në luftën e Kosovës! Çdo ditë

TIRANË– Akuzat për vrasje dhe për krime lufte ndaj ish-zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkaktuar debat politik në Shqipëri. Një ditë pas prangosjes së ish-presidenti Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarësve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi, kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin nga politika shqiptare. Duke u kërkuar llogari, Rama ka përmendur faktin se disa prej votave nga delegacioni shqiptar në Këshillin e Europës, ishin pro raportit të Dick Marty-t.

Në mënyrë të përsëritur, disa ditë rresht, Rama ka kërkuar nga kundërshtarët e tij politikë që të japin sqarime lidhur me votën pro, duke u ndalur tek kryedemokrati Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka ndihmuar në përpilimin e raportit, duke “shërbyer” si përkthyes apo shoqërues i personazheve që vinin në Shqipëri për të investiguar lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.

“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë,“-shkruante Rama pak ditë më parë në rrjetet e tij sociale. Ndërkohë media

“Top Channel” që prej arrestimit dhe paraburgimit në Hagë të liderëve të UÇK-së, ka publikuar dëshmi që provojnë se akuzat e Ramës ndaj Bashës qëndrojnë. Sot është publikuar një intervistë me ish-komandantin e UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi. Ky i fundit, tregoi versionin e tij, duke shtuar se Bashën e kishte identifikuar bashkëshortja e tij. Ai shkon edhe më tej, duke pretenduar se bashkë me Bashën ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita.

“Ata si duket e kanë tradhtu vetullat e tij dhe syt e tij karakteristik dhe flokët e tij edhe zëri i tij. Ai ka qenë prezent të gjykatësi dhe kur kanë shku familja jem me marrë leje për vizitë ai i ka prit aty dhe ka përkthy aty, dhe familja jem e ka idenfikue. Po flas gjithë herë me dëshminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë vec Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës, Argita Berisha a qysh e ka emrin ajo vajza e tij. Edhe ajo ka qenë me maskë,”- rrëfehet Latif Gashi.

Pas akuzave dhe mohimeve publike që Basha u ka bërë akuzave, Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë publikisht ditën e sotme, duke e cilësuar sulmin ndaj kryedemokratit si një maskaradë të orkestruar për të dëmtuar imazhin e tij para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit. Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill!,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve. Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson. Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë. Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit. Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij!

Nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka ardhur një përgjigje nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili kërkon nga Basha dhe askush tjetër një përgjigje lidhur me akuzat e tij.

“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime! Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!,”-shkruan Rama. 

Ndërkohë kreu i PD-së, edhe pse më herët ai i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, është përgjigjur sërish duke i cilësuar si sulme politike. 

“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!,”-shkruan Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama kosova ne hage lulzim basha akuzat e rames per dick martyn edi rama kosova ne hage lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 16 Nëntor 2020, 17:44

DURRËS– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku edhe ka zhvilluar një mbledhje me kokat e Policisë së Shteti...

Politike 16 Nëntor 2020, 15:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer indirekt përgjigje kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri. Me anëë...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni