Infektohet nga koronavirusi ‘i besuari’ i ministrit Lleshaj, Ardi Bita. I prekur nga Covid-19 edhe zëdhënësi i Po
16 Nëntor 2020, 18:04Nga DOSJA
TIRANË– Infektohet me COVID-19, zëdhënësi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Ardi Bita. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullaj, i cili ka treguar edhe eksperiencën e tij të shërimit nga pandemia. Në një postim të gjatë, ku tregon me detaje pandeminë, Mullai shkruan se Bita ishte infektuar së fundmi, mmegjithatë nuk bën me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
“Falenderoj mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret. Mbani maksën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatjmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe,”-shkruan Mullai në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19. Sonte nëprmejt këtij statusi s’do përcjell punën time sa e si punoj, por ky status ka kuptimin e jetës, besojeni kush s’e ka kaluar këtë të mallkuar virus që triumfi mbi të është sikur zoti të dhuron një jetë të dytë. E për këtë përveç mbështetjes së prindërve, e familjarëve të mi, u detyrohem shumë, shumë atyre që kontribuan në shërimin tim dhe t’ja dal me sukses. Faleminderit shumë, mirënjohje e respekt pafund për Ty Profesor Perlat Kapisyzi, të mrekullueshmit Doktor Spiro Thomai, të talentuari infermirit Aurel Çako, miqtë Arsen Rusta e farmacistja Alba Rustemi që më mbështetën e ndihmuan në momentet më të vështira. E sigurisht qershia mbi tortë, Laboratori Mjeksor GENIUS me në krye mjekun mikrobiolog Dr. Besnik Çullhaj, me dashamirësinë, mbështetjen, ndihmën dhe profesionalizmin tuaj, me saktësinë deri në detaj më dhatë jetë. Paçi suksese përherë e mbi të gjitha shëndet për Ty Dr Besniku, stafin laboratorik. Pa asnjë diskutim nuk mund të lë pa falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit që çdo ditë më dhanë mbështetje e kurajo, kolegët e koleget e punës dhe kolegët gazetarë që me qindra mesazhe e telefonata çdo ditë si dhe shumë e shumë dashamirës nga tërë qytetet e Shqipërsi dhe këtë e them pa asnjë ekzagjerim se i kam të ruajtura, më dhanë mbështetje e kurajo sepse vet natyra e këtij të mallkuari COVID është piskologjike dhe duhet një optimizëm e gjendje emocionale e mirë krahas mjekimit për ta kaluar. Një falëndeërim për 12 zëdhëneset e DVP në qarqe dhe stafit të zyrës time që edhe pse s’i ndoqa e udhëhoqa dot si duhet e bënë punën në mënyrë të mrekullueshme, s’ka asnjë të pazvendësueshëm, vetëm shëndeti nuk zëvendësohet, ju faleminderit kolegë e kolege. Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret. Mbani maksën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatjmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe.
Megjithatë duket se pandemia nuk është përhapur tek ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ishte pak më parë në Durrës, në një takim pune.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 shtator të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pas mungesave financiare në vlera të...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 17:19
GREQI– Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa ditësh ndodhet në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet, duke qenë se është infektuar me koronavirus.Gjen...
ATHINË– Anastasios Dougas, avokati i familjes së 19-vjeçaries, Artemis Vasilis e cili u zhduk në 16 tetor, pritet të paraqesë një padi për zhvatje d...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Brryli”. Policia e Shtetit ka bërë me dije se kishte shpërthyer ...
TIRANË– “Shkollat nuk janë vatra infeksioni të koronavirusit,”- kështu u shpreh kryeministri Rama para disa ditësh. Në Shqipëri shkollat fillore dhe gjimna...
VLORË– Dmitriy Nikulin, pronari i Velierës së bllokuar në Vlorë më 29 nëntor ka folur lidhur me procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tij nga Policia shqi...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se ditën e sotme në vendin tonë kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga pandemia ...
DURRËS– Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj Arben Qatos, inxhinieri i cili u akuzuar si një prej kolauduesëve abuzi...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e një prej kandidatëve për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Elbasani, i cili pretendon p...