Boiken Abazi për gjenocidin e Serbisë: Balla nuk e përmendi në Parlament, ai ka si synim vetëm ta transformojë këtë çë
16 Nëntor 2020, 12:48Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar në Facebook, fjalën e Taulant Ballës në lidhje me rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë.
Abazi shkruan se Balla as nuk e permendi termin “gjenocid”, as nuk pranoi që është e vonuar, as nuk foli kundër Vuçiçit, por tregoi qartë se këtë kauzë synon ta deformojë duke e shndërruar në përplasje PS-PD.
‘Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK.‘- shkruan Abazi.
Postimi i plotë:
Rezoluta që dënon gjenocidin e Serbisë dhe loja e Taulant Ballës Taulant Balla foli sot në seancë plenare në lidhje me propozimin për rezolutën e vonuar të Kuvendit të Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë. Balla as nuk e permendi termin “gjenocid”, as nuk pranoi që është e vonuar, as nuk foli kundër Vuçiçit, por tregoi qartë se këtë kauzë synon ta deformojë duke e shndërruar në përplasje PS-PD. Komisioni që Balla ka propozuar më herët nuk ka asnjë lidhje me kërkesën për rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë nga Kuvendi i Shqipërisë. Madje, Balla tentoi ta relativizonte rëndësinë e kësaj rezolute të vonuar, pa përmendur se Shqipëria nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë, pa treguar se Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që do e njihte këtë gjenocid zyrtarisht përmes rezolutës, pa shpjeguar se termi “gjenocid” në të drejtën penale ndërkombëtare i tejkalon krimet e luftës, masakrat dhe spastrimin etnik, dhe e detyron Serbinë të mbajë përgjegjësi kolektive. Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK. Rikujtojmë se Ilir Rusmali, i PD, që votoi në Këshill të Evropës në vitin 2011 në favor të investigimit bazuar mbi raportin e Dick Marty, u propozua më vonë nga Rama dhe u votua nga Kuvendi i kontrolluar nga PS, një herë si këshilltari kryesor i jashtëm për reformën aktuale zgjedhore që konsolidoi autoritarizmin elektoral në Shqipëri në favor të Ramës; pastaj, në tetor të këtij viti, po me propozim të PS, Rusmali u votua si një nga 5 anëtarët e KAS – Komisionit për Ankesa dhe Sanksione në KQZ, që do të menaxhojë zgjedhjet e 25 prillit. Është për t’u vlerësuar qëndrimi i sotëm i deputetëve Ralf Gjoni dhe Kostaq Papa që folën në seancë plenare për gjenocidin e Serbisë dhe nevojën për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur e dënuar këtë gjenocid. Në këtë pikë ata i bashkohen edhe deputetëve Mimi Kodheli dhe Erion Piciri, si dhe PDIU-së, që kanë kërkuar publikisht të miratohet kjo rezolutë në lidhje me gjenocidin e Serbisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojrat e Taulant Ballës. Është e turpshme që ende të vonohet rezoluta në Kuvend, dhe aq më keq të transformohet. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit ta çojnë para rezolutën pa u përfshirë në lojrat e Ballës, i cili nuk pati sot as guximin ta thoshte fjalën gjenocid nga foltorja e Kuvendit!
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në 25 vende të Europës dhe të mbështetur nga Europol, pë...
TIRANË– Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Forca “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Heti...
TIRANË– Arrestohet Erald Alimehmeti, vëllai i terroristit shqiptarë të dënuar në SHBA për mbështetje të terrorizmit, Sajmir Alimehmeti. Burime për Dosja.al...
DIBËR– Në qarkun e Dibrës 11 mësues janë karantinuar si të infektuar me Covid-19.Aktualisht në Bashkinë Dibër janë tre arsimtarë të infektuar, në bas...
OFL, 16 nëntorVijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.Në kuadër të zbatimit ...
Aktualitet16 Nëntor 2020, 10:57
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë akuzat për katër nga gjashtë të arrestuarit për çështjen e 3.5 milionë eurove të sekuestruar në ...
TIRANË– Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se në rast se ka një respektim të masave anti-COVID, atëherë vendi ynë nuk do të kalojë në një mbyll...
PATOS– Shkolla e mesme ‘Sotir Capo’ në Patos zhvillon mësimin në natyrë. Ky është denoncimi i bërë nga nxënësit e shkollës për ‘Faxnews’. Ata tregojnë se prej 1...
TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër Brahim Dragjoshi është shkarkuar nga detyra. KPK ka konstatuar probleme me burimin e pasurisë për shtëpinë e ti...