Aktualitet

Vuante nga skleroza, ishte larguar një ditë më parë nga banesa, gjendet i mbytur në pus i moshuari në Korçë (EMRI)

15 Nëntor 2020, 08:44 Nga DOSJA
Vuante nga skleroza, ishte larguar një ditë më parë nga

KORCË– Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në fshatin Barç në Korçë. Mësohet se ai është Hekuran Dapelli, i cili dyshohet se vuante nga skleroza e se ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

89 vjeçari i cili ishte banues në këtë fshat ishte larguar pa lajmëruar familjarët. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij. Grupi​ hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Korçës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trupi ne pus hekuran dapelli gjendet trupi ne pus hekuran dapelli

Sondazh

Poll