Mbyti vajzën 6 muajshe, 46-vjeçarja: Më ra nga dora, nuk mbaj mend asgjë. Fqinja: E bija u mbyt nga molla, Irena Zeria, ësh
14 Nëntor 2020, 11:16Nga DOSJA
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” 46-vjeçaren nga Mirasi i Devollit, Irena Zeria, e cila u arrestuar për shkak se është dënuar në shtetin grek për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe. ky vendim është marrë pasi avokati i saj ka thënë se vuan nga një çrregullim i bipolar psikotiok,
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zeria para togave të zeza, është shprehur se në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk mban mend asgjë dhe sipas saj fëmija i ka rënë nga dora.
“S’mbaj mend asgjë, s’kam vrarë fëmijë, mua fëmija më ra nga dora. Edhe nga spitali nuk e di si kam dalë”, është shprehur ajo.
Po ashtu një prej banoreve të fshatit Miras të Devollit, e cila ka qenë dëshmitare ka hedhur poshtë akuzat për Irena Zerian. Në një prononcim për BË, fqinja e 46-vjeçares tha është shprehur se Irena është një grua dhe nënë e shkëlqyer. Ajo thotë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se vajza e saj ishte mbytur nga një mollë. Ajo thotë ndër të tjera ngjarja nuk është ashtu siç pretendon drejtësia greke e cila e ka dënuara shqiptaren me 20 vite burg.
“Irena është grua e përsosur. Shumë e mirë është. Ne bëmë 30 vite këtu. Është grua e shkëlqyer, nënë e mirë. Nuk arrihet. Si çdo familje, shkoi në emigrim. Lindi fëmijë. Fëmija po hante një mollë. Ka qenë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo rendi t’ia heqë mollën që kishte futur në gojë. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ua them unë pasi unë kam pirë një kafe me të kur u qetësua dhe u ambientua. Lindi dy fëmijë. Burri më shumë rri në Greqi, kush i rriti fëmijët?! Vajzën e ka në universitet, djalin po ashtu, kush ia rriti, unë?! Joo… por edukata e saj”, tha fqinja e saj.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1995, ndërsa gruaja u arratis nga spitali psikiatrik në vitin 1997.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me 300 mijë eurot e sekuestruara ditën e djeshme në Durrës. Dyshohet se paratë i përkasin grupeve kriminal...
KORÇË- Shqipëria është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit duke numëruar mesatarisht 400-500 të prekur në ditë. Rrjedhimisht, spitalet...
VLORË– Rektori i univertistetit universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, është infektuar me koronavirus. Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e ...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një shënim të shkurtër lidhur me largimin për kurim jashtë vendit të të gjithë përfaqësuesëve të klerit ...
SHQIPËRI- Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit sa vjen e rëndohet. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 6...
TIRANË- Mëngjesin e të hënës, 9 mars 2020, pas dy ditësh festime në vend të festës së mësuesit e të nënës të gjithë u zgjuam me lajmin se koronavirusi kish...
VLORË– Banorë të lagjes 1 Maj në Vlorë kanë pritur kryeministrin Edi Rama teksa po kalonte në zonën e tyre për të marrë vesh më shumë detaje lidhur me pris...