Aktualitet

Akuzohet për mashtrim, Gjykata lë në burg Elvira Lanin. 42-vjeçarja mohon akuzat përballë togave të zeza: I kam pasur të

14 Nëntor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Akuzohet për mashtrim, Gjykata lë në burg Elvira Lanin.

TIRANË– Gjykata Tiranës ka lënë në burg Elvira Lanin, e cila akuzohet për mashtrim. 42-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar persona të ndryshëm, duke përvetësuar sende me vlerë dhe bizhutere që kapin vlera të konsiderueshme monetare.

Burime pwr Dosja.al bwjnw me dije se Lani para togave tw zeza ka mohuar akuzat përballë togave të zeza, duke u shprehur se personave që u ka marrë sendet me vlerë ka pasur njohje.

Tre ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio si të policisë. Prangosja e saj u bë pas 4 denoncimeve të kryera nga qytetarët. Këta të fundit i pohuan policisë se 42-vjeçarja, Elvira Lani, nuk paguante asnjë shumë lekësh, por pasi prezantohej në dyqan si bashkëshortja e një zyrtari të lartë policie, apo si vetë punonjësve e uniformave blu, merrte bizhuteri floriri. Në cilësisë e provës materiale, asaj iu sekuestruan disa dokumente të ndryshme diplomatike, për të cilët po verifikohen nëse janë ose jo të falsifikuara. Elvira Lani është drejtoreshë e përgjithshme koordinimi tek agjencia investigative “Stop Krimi”. Të shtunën ajo pritet të dalë në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvira lani elvira lani

Sondazh

Poll