Aktualitet

Covid-19 ‘pushton’ Shqipërinë dhe merr 612 jetë/ Sëmundja vdekjeprurëse i merr jetën aktorit Valter Gjoni, infektohet

14 Nëntor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Covid-19 ‘pushton’ Shqipërinë dhe merr 612 jetë/

SHQIPËRI- Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit sa vjen e rëndohet. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 612 persona dhe janë të infektuar aktivë 13,854 të tjerë.

Ditën e sotme për shkak të koronavirusit ka humbur jetën dhe aktori i njohur Valter Gjoni ku lajmin e trishtë e bëri të ditur, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Turqisë edhe Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.

Ndërkohë pasi pozitiv me koronavirus kanë rezultuar edhe Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos i cili aktulisht ndodhet në Greqi, si dhe Imzot George Frendo.   Ky i fundit ka arritur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku dhe po merr mjekim të specializuar.

Po ashtu ditën e sotme është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse edhe rektori i universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, Roland Zisi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll