Aktualitet

ME VIDEO: Pacientja me Covid tregon përballjen me virusin në Sanatoriumin e Korçës: E kuptova vetëm nga skaneri

14 Nëntor 2020, 10:51 Nga DOSJA
ME VIDEO: Pacientja me Covid tregon përballjen me virusin në

KORÇË- Shqipëria është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit duke numëruar mesatarisht 400-500 të prekur në ditë. Rrjedhimisht, spitalet janë ngarkuar duke bërë që një pjesë e pacientëve, me simptoma më të lehta të trajtohen paraprakisht në spitalet e rretheve.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj u fut në Sanatoriumin e Korçës duke raportuar prej andej situatën e të prekurve nga koronavirusi. Njëra prej të shtruarve tregon se si zbuloi se ishte me koronavirus, ndërkohë që kishte shkuar tek mjeku me simptoma ftohjeje.

Gruaja rrëfen se u konstatua se kishte koronavirusi prej skanerit, ndërsa shton se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Aktualisht, në Sanatoriumin e Korcës janë të shtruar 12 pacientë me koronavirus, gjendja e të cilëve është nën kontroll.

MARRË NGA ABCNEWS

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pacientja me covid senatorimi i korces pacientja me covid senatorimi i korces

Sondazh

Poll