Arrestohet biznesmeni, në kërkim dy zyrtarët e bashkisë Lezhë, policia zbuloi në hotel se…(NJOFTIMI)
14 Nëntor 2020, 10:11Nga DOSJA
LEZHË– Policia e Lezhës pas një hetimi 3 javor në kuadër të operacionit “Urbanistika” ka vënë në pranga , 46- vjeçarin Fred Ndoka pronar i një subjekti në Shëngjin.
Sipas bluve Ndoka kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe dy zyrtarë të Bashkisë Lezhë, kryesisht Sokol Toma 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Lezhë, pas një hetimi 3-javor, finalizuan operacionin “Urbanistika”, në kuadër të të cilit u godit një rast i shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Finalizohet operacioni policor “Urbanistika”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi 3-javor. Vihet në pranga 1 shtetas, 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Procedohet në gjendje të lirë dhe një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë, pas një hetimi 3-javor, finalizuan operacionin “Urbanistika”, në kuadër të të cilit u godit një rast i shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: F. N., 46 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti në Shëngjin; U shpallën në kërkim shtetasi S. T., 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja A. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, me detyrë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme kundrejt premtimit dhe përfitimit material tek shtetasit S. T., N. C. dhe A. M., për proceduren e miratimit të lejes së ndërtimit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyrë” e kryer në bashkëpunim për shtetasit S. D., N. C., A. M., dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërtim i paligjshëm” për shtetasin F. N.
A.k.dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Banorë të lagjes 1 Maj në Vlorë kanë pritur kryeministrin Edi Rama teksa po kalonte në zonën e tyre për të marrë vesh më shumë detaje lidhur me pris...
KUKËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 15-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një bashkëmoshataren e tij. E mitura, ka deno...
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banes...
SHKODËR– Është rënduar gjendja shëndetësore e Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, për shkak të koronavirusit.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai d...
GJERMANI– Raporti i Entit Federal të Kriminalistikës tregon se edhe në vitin 2019 shqiptarët i kanë preokupuar prokuroritë dhe gjykatat gjermane.Në fillim...
TIRANË- Aktori i njohur shqiptar Valter Gjoni, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 66-vjeçare. Gjoni, i cili ishte drejtor Protokolli në Bashki...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për Kryepeshkopin e Kishës Aut...