Aktualitet

Mbyti foshnjën 9- muajshe në vitin 1995, policia lë në ‘arrest shtëpie’ 46-vjeçaren, avokati: Vuan nga një ç’r

14 Nëntor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Mbyti foshnjën 9- muajshe në vitin 1995, policia lë në

KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 36-vjeçaren, Irena Kostarki, e cila akuzohet se në vitin 1995 vrau foshnjën e saj vetëm 9-muajshe. Seanca është zhvilluar ditën e djeshme, ndërkohë avokati i saj ka thënë se 46-vjeçarja vuan nga një çrregullim bipolar psikotik, një diagnozë për të cilën trajtohet edhe me pagë invaliditeti.

E gjithë ngjarja ka ndodhur më 28 gusht, plot 25 vite më parë në Diles të Greqisë, ku e reja mbyti me duar vajzën e saj, ende foshnjë. Disa vite më vonë ajo u arratis nga ambientet e paraburgimit, ku edhe ishte mbahej nën vëzhgim për shkak të gjendjes së saj psikologjike.

Ndërkohë që në një intervistë pak kohë më parë, një prej banorëve të fshatit Miras të Devollit, pretendonte se nuk ishte Irena fajtorë për vdekjen e foshnjës. Sipas saj, foshnja ishte mbytur aksidentalisht duke ngrënë një mollë, nuk ishte vrarë nga e ëma.

Megjithatë, në Greqi, e reja u dënua me 20 vite burg për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe. Kostarki dhe bashkëshorti i saj janë aktualisht prindër të dy fëmijëve të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irena kostarki irena kostarki

Sondazh

Poll