Aktualitet

Ministrja Kushi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësueses: Ishte prind model, la pas dhimbje të thellë

13 Nëntor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Ministrja Kushi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një tjetër mësuese me Covid. Në mesazhin e saj të ngushëllimit ministrja shkruan se është e trishtë për të që të japë lajmin e ndarjes nga jeta të mësueses Violeta Liçaj nga Fieri.

Kushi shkruan se në të gjithë këtë situatë duhet të jemi të fortë, të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

“Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj. Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”, shkruan ministrja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi nderron jete violeta liçaj evis kushi nderron jete violeta liçaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 10:19

GJIROKASTER- Familjarët e Klea Muxhaj, 20-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, hedhin akuza të rënda në drejtim të stafit mjekësor. Ku...