Politike

Meta takohet me kreun e OBSH për Europën, presidenti: Diskutuam për masat, theksova shtimin e testimeve

13 Nëntor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Meta takohet me kreun e OBSH për Europën, presidenti: Diskutuam

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, me të cilin thekson se ka diskutuar mbi përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se në takim ka theksuar “nevojën e rritjes së buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve.

‘Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike.’- shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës:

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drejtori i obsh hans kluge ilir meta drejtori i obsh hans kluge ilir meta

Sondazh

Poll