Aktualitet

12 Nëntor 2020, 09:26 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdini drejt Italisë.

Brenda datës 25 nëntor 61 vjecari do të niset drejt Italisë. Ai u arrestua në Tiranë më 24 korrik të 2020. 61 vjeçari njihet me pseudonimin ‘xhaxhi’ i cili është i dyshuar si pjesë e grupit mafioz ‘Ndragheta’.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjës për blerjen e rreth 20 kilogramëve kokainë. Droga është blerë për llogari të grupit mafioz Balloco, ndërsa Sejdini dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët. Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit Nëntorin e kaluar në Itali atje ku u lëshuan 45 urdhërarreste, mes të cilëve edhe për disa shqiptarë.

Ndërsa në operacionin ku u arrestua Sejdini u vunë në pranga edhe 5 persona në shtete si Italia, Argjentina dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sejdinaj bujar sejdinaj

Sondazh

Poll