Aktualitet

Kosova në ‘lockdown’! Gastronomët marrin vendimin ekstrem, shpallin ‘non grata’ qeverinë: S’ka më kafe për ju!

12 Nëntor 2020, 07:45 Nga DOSJA
Kosova në ‘lockdown’! Gastronomët marrin vendimin ekstrem,

PRISHTINË– Qeveria e Kosovës ka prezantuar dje të gjitha masat shtrënguese të karantinës, duke shkaktuar zemëratë tek disa prej të prekurve. Ndër ta përmendim edhe gastronomët, të cilët kanë marrë një vendim duke shpallur “non grata” qeverinë e Kosovës.

Në rrjetet e tyre sociale ata shkruajnë se përderisa qeveria nuk e ka konsideruar thirrjen e tyre për mosmbylljen e bareve dhe restoranteve, atëherë e njëjta sjellje do të jetë dhe për ta.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Jo mbylle!,”-shkrujanë ata.

Ditën e djeshme, qeveria e Avdullah Hotit vendosi që zonat portokalli dhe jeshile të mbyllin lëvizjen e tyre herët në pasdite, duke lënë limit për fushën e gastronomisë orën 18:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet kosova qeveria e kosoves mbyllet kosova qeveria e kosoves

Sondazh

Poll