Aktualitet

“Realiteti është ai që keni parë këtu”/ Rama nxjerr PAMJET brenda Sanatoriumit, të sëmurët e shtrirë mezi marrin fr

12 Nëntor 2020, 07:10 Nga DOSJA
“Realiteti është ai që keni parë këtu”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe ditën e sotme pamje nga brenda spitaleve COVID, duke zgjedhur kësaj herë ambientin e Sanatoriumit. Sërish duke mos i kursyer fjalët ndaj opozitës, Rama shkruan se realiteti brenda spitaleve është njësoj siç edhe shfaqet në videot e publikuara nga kreu i qeverisë, duke i mohuar zërat që pretendojnë të kundërtën.

Duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2,”-shkruan Rama.

Ndërkohë që një prej mjekëve që shërben tek “Shefqet Ndroqi” tha se 2/3 e të shtruarve në spital kërkojnë oksigjeno-teapi, duke bërë me dije se kanë të lira edhe 30 shtretër që mund të përdoren. 

POSTIMI I PLOTË:


Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 25801 persona të infektuar nga virusi, që nga rastet e para në mars. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 590 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koornavirusi në shqipëri edi rama koornavirusi në shqipëri

Sondazh

Poll