Aktualitet

Pas makinës së blinduar, Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar nga OFL

12 Nëntor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Pas makinës së blinduar, Lulzim Berishës i rikthehet nafta e

TIRANË– Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1.2 milionë litra nafte.

Pak ditë më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”, përfshirë të gjitha të drejtat për të tregtuar dhe vazhduar biznesin në hidrokarbure. Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit, shkruan ABC News.

Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, ai rifitoi lirinë, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha lulzim berisha

Sondazh

Poll