Aktualitet

Mori me dhunë në mjetin e tij një shtetas, arrestohet 34 vjeçari

12 Nëntor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Mori me dhunë në mjetin e tij një shtetas, arrestohet 34

TIRANË– Një 34 vjeçar me inicialet M.B ka rënë në prangat e policisë pasi ka marrë në mjetin e tij pa dëshirë një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 34-vjeçari do të akuzohet për ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr me dhune shtetasin merr me dhune shtetasin

Sondazh

Poll