Aktualitet

Nisi izolimi deri në 06:00 të mëngjesit/ Pas orës 22:00 të mbrëmjes asnjë lëvizje në Tiranë, Policia patrullon çdo rr

12 Nëntor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Nisi izolimi deri në 06:00 të mëngjesit/ Pas orës 22:00

TIRANË– Dje ka nisur mbyllja e dytë për Shqipërinë prej pandemisë së koronavirusit. Me të hyrë në fuqi të gjitha masat, të cilat janë të vlefshme deri më 2 dhjetor, çdo gjë u mbyll pas orës 22:00 deri në orën 06:00, mëngjesin e sotëm.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, i gjithë kryeqyteti ka qënë në dispozicion të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të motoristëve të shërbimit “delivery”, të cilët janë të vetmit që janë lejuar që të punojnë. Por nuk kanë munguar disa makina, të cilat janë verifikuar nga efektivët nëse kanë pasur lejen për të qarkulluar. 

Dosja.al ka shpjeguar me detaje edhe mënyrën e marrjes së lejes së posaçme nga çdo person që do t’i duhet të lëvizë pas orës 22:00-06:00 deri në datën 2 dhjetor, ditë kur dhe përfundon karantina e pjesshme. Për ta marrë këtë leje, duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portalin ‘E-Albania’ dhe të klikoni në opsionin ‘leje për dalje’. Pasi të zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”, klikoni butonin “Përdor” e më pas përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 590 viktima dhe 12 mijë e 718 të infektuar aktivë, ndërsa 363 pacientë po trajtohen në tre spitalet COVID në vend. 18 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll