Aktualitet

Denoncoi zhurmën në spitale, Mezini përplaset me Bratajn: Njerëzit ikin në Turqi, ne harxhojmë lekë në aparatura që…D

11 Nëntor 2020, 22:02 Nga DOSJA
Denoncoi zhurmën në spitale, Mezini përplaset me Bratajn:

TIRANË– Mjeku Arjan Mezini ka replikuar me drejtorin e Urgjencës Skënder Brataj, në lidhje me zhurmën që bëjnë respiratorët në spitale. Të ftuar në studion e “Open”, pasi Mezini tha se në spitale është një zhurmë si një pistë avionësh, u shpreh se kjo është edhe arsyeja që pacientët nisen drejt Turqisë.

Brataj shtoi se edhe ata që ikin drejt Turqisë, nuk kthehen gjallë të gjithë.

Pjesë nga debati:

Arjan Mezini: O Skënder ne po harxhojmë më shumë para duke përdorur më shumë para dhe duke mos investuar në 1 apo 2 mijë euro sa bën një aparat që del nga muri dhe ta çon oksigjenin sa dëshiron ti. Unë i kuptoj ata njerëz që çoroditen. Po të sjell shembuj nga spitalet e Turqisë, përse njerëzit ikin.

Skënder Brataj: Mos harro se nuk kthehen të gjithë gjallë ato që po ikin në Turqi, mos t’i japim njerëzve një shpresë që investon.

Arjan Mezini: Unë dua të sqaroj diçka. Është një investim shumë i ulët dhe ne po humbasim shumë para me humbjen e oksigjenit nga ata tubat. Kostot është shumë e madhe, po të doni iu tregoj një video ku dëgjohet zhurma e madhe, është sikur po ulesh në një pistë avionësh. Po të kesh atë zhurmë oksigjeni, kur ndërkohë duke përdorur këtë aparat dhe ia çon oksigjenin aq sa e don pacienti. Unë këtë po them, këto nuk janë menduar kurrë, fut tre tuba dhe nxirr pesë tuba, ajo ka shumë zhurmë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini skender brataj arjan mezini skender brataj

Sondazh

Poll