Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID, 40 vjeçarja nga Lazarati, prej ditësh e shtruar te Infektivi

10 Nëntor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID, 40 vjeçarja nga Lazarati, prej

TIRANË– Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme një gruaje në moshën 40-vjeçare.

Viktima ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. 40-vjeçarja e cila punonte në një rrobaqepësi në Lazarat, nuk ia ka dalë dot përballjes mes virusin e rrezikshëm, nga i cili ishte infektuar prej disa ditësh.

Ndërkohë ditën e sotme po te infektivi një 69-vjeçar u hodh nga kati i tretë i ndërtesës, mirëpo fatmirësisht arriti që të shpëtonte. I moshuari ishte i infektuar me COVID dhe prej ditësh qëndronte në ambinetet e spitalit ku merrte trajtimin e duhur.

Deri tani, janë 572 persona që kanë humbur jetën në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete 40 vjecarja nderron jete 40 vjecarja

Sondazh

Poll