Bota

Gara për president në Ukrainë, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve

21 Prill 2019, 09:01 Nga DOSJA
Gara për president në Ukrainë, sot mbahet raundi i dytë i

UKRAINË– Mëngjesin e sotëm në Ukrainë ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë kanë mbetur dy kandidatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orën 8 të mëngjesit u hapën qendrat e votimit, ndërsa të drejtë vote, kanë 30.311.505 votues.

Rreth 5 milionë njerëz, banorë të Donbasit, i cili ndodhet nën kontrollin e separatistëve dhe Krimesë, që u aneksua nga Rusia, nuk do të mund të dalin në zgjedhje.

Në garë për kreun e shtetit pas raundit të parë, kanë mbetur presidenti i tanishëm, Petro Poroshenko dhe komediani Volodymyr Zelenskiy.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë njoftoi se zgjedhjet do të monitorohen nga 20 organizata ndërkombëtare dhe 2.700 vëzhgues nga 21 vende.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 31 mars Zelenskiy mori 30,24 për qind të votave, ndërsa Petro Poroshenko 15,95 për qind. Pasi asnjë nga kandidatët nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kandidtate per presidente petro poroshenko volodymyr zelenskiy zgjedhjet ne ukraine kandidtate per presidente petro poroshenko volodymyr zelenskiy zgjedhjet ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2019, 08:27

AUSTRALI- Një nënë në Australinë e largët rrëfen historinë prekëse të djalit të saj, i cili është i prekur nga autizmi. Gjatë një interviste një radio vendase, ...