Bota

Milaim Zeka flet për komandantin e betejës së Koshares: Për dikë i mirë, për dikë i keq, ama luftëtar i madh

21 Prill 2019, 05:24 Nga DOSJA
Milaim Zeka flet për komandantin e betejës së Koshares: Për

Kosovë- Deputeti i Kosovës Milaim Zeka ka treguar momente nga lufta e Kosovës dhe përpjekjen e djemëve shqiptarë për të shpëtuar vendin e tyre.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” një fotografi të cilën e mban kujtim nga lufta e Koshares, në të cilën përveç tij është edhe Nasim Haradinaj. Zeka ka shkruar se ndonëse nuk është vrarë në luftë, Nasim Haradinaj ka qenë luftëtar i madh. Nasim Haradinaj ka qenë komandanti i betejës së Koshares.

Reagimi:

Nje kujtim nga lufta e Koshares

E ruajsha kete foto, ku jane dy doktorreshat e nderuara, Timeja ( deputete), edhe Iliriana, Nasimi dhe ky luftetari madh qe ashte vra mbas lufte.

Nasimi nuk u vra ne lufte, po luftetar i madh ka qene.

Po du me i thane dy fjale per lokemadhen, nenen e Nasimit. Per bacin Smajl nuk po flas. Krejte shqipetaria e njohin.

Kisha shku me ba interviste Nasimin ne jugun e Suedise, per nje tv te Suedise. Ne fund te intervistes, iu drejtova Nasimit: – Valla nuk mundem me ndejte ne Suedi, kur njerezit po vriten, pi ikin, e po maltretohen. Po du me ardhe me ty ne Kosove! Nasimi mu drejtu: Hajde more, vetem shtrengoje permas. Ne kete moment nderhyri nana e Nasimit: – Milaimin mos e merr djali jem. Ky ashte djale hastreti, ju jeni boll. Kurr ne jete nuk e harroje nje nene te tille, e cila po i thoshte Nasimit qe edhe mu vra ai, mbesin te tjere…

Nasimi eshte ai qe eshte. Per dikend i mire, per dikend i keq. I mire apo i keq, ai ka qene luftetar i madhe i UÇK se!!!

Nasimi eshte pjese e Levizjes Kombetare prej vitit 1979! Shaqir Krasniqi eshte i vrari pas lufte.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni milaim zeka nasim haradinaj milaim zeka nasim haradinaj

Sondazh

Poll