Bota

I ftohti polar në SHBA, temperatura deri në -32 gradë, 12 viktima

1 Shkurt 2019, 06:44 Nga DOSJA
I ftohti polar në SHBA, temperatura deri në -32 gradë, 12 viktima

I ftohti polar ka ‘mbërthyer’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave të huaja temperaturat minimale kanë shkuar deri në -32 gradë celsius, ndërsa temperatura mesatare është -17 gradë celcius.

Në  “Midwest”-in deri më tani raportohet 12 persona që kanë humbur jetën nga i ftohti.  Banorët që ‘mburreshin’ se i bënin ballë pa frikë dimrave të egër, tani nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë, ndërsa autoritetet përsërisin paralajmërimet për rrezikun e madh të aksidenteve në rrugët e mbuluara nga akulli.

Shkollat dhe një pjesë universiteteve janë mbyllur dhe mijëra fluturime janë anulluar. Reshjet e dëborësh vijojnë ende të bien me intesitet të lartë.

Tragjik ishte rasti i një studenti nga Iowa, Gerald Belz, që u gjet pa ndjenja në të ftohtë jashtë ndërteses së konviktit, e më pas ndërroi jetë në spital. Mjekët thanë se moti ishte një nga faktorët kryesorë të vdekjes së 18-vjeçarit.

Qyteti tjetër  i cili ka tempreatura të ulta deri në -32 gradë celcius është Chicago. Illinoisi, Michigani dhe Wisconsin kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: Independent

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota 12 viktima akulli chicago i ftohti midwest shba 12 viktima akulli chicago i ftohti midwest shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2019, 19:16

Erë paqeje në Ballkan

Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën...