Sport

Serie A, Juventusi, shpallet kampion për herë të 35-të, Ronaldo: Jam i lumtur

21 Prill 2019, 05:32 Nga DOSJA
Serie A, Juventusi, shpallet kampion për herë të 35-të,

Itali- Juventusi është shpallur kampion për herë të 35-të në serinë A.   Mbrëmjen e djeshme bardhezinjtë dominuan në Gadishullin Apenin për herë të 35-të në histori dhe për herën e tetë radhazi.

Ata mundën  Fiorentinën me rezultatin 2-1, duke e bërë matematikisht të pamundur kërcënimin e Napolit, me skuadrën e Ançelotit që ndonëse nuk e kanë luajtur ende sfidën e tyre, janë 20 pikë larg bardhezinjve.

Në “Allianz Stadium”, janë miqtë që shënojnë të parët, me formacionin vllojcë, e cila e gjen rrugën e rrjetës që në mminutën e 6-të me anë të Milenkoviç. Gjithsesi bardhezinjtë nuk demoralizohen dhe realizojnë barazimin në minutën e 38-të me anë të Aleks Sandros. Loja më tej vijoi me me autogolit e Pecelës në minutën e 53-të.

Pas këtij rezultati në rrjetet sociale reagoi edhe Ronaldo i cili u shpreh: “Kampionë të Italisë! Krenar që kontribuova në një tjetër histori suksesi për këtë klub të madh, që më përkrahu fuqishëm dhe me të cilin jam i nderuar që luaj. Jam i lumtur. Ne jemi të fortë dhe grup i jashtëzakonshëm! Juve e madhe”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventusi kampion ndeshja juventus fiorentina seria a juventusi kampion ndeshja juventus fiorentina seria a

Sondazh

Poll