Sport

Milan ndalet nga Parma, humb shansin e ‘artë’ për të mbajtur të paprekshëm vendin e 4-ët

20 Prill 2019, 13:52 Nga DOSJA
Milan ndalet nga Parma, humb shansin e ‘artë’ për të

Milan nuk ka arritur që të mbajë avantazhin ndaj Parmës, duke humbur kështu një shans të artë për të siguruar ‘paprekshmërinë’ e vendit të katërt.

Ndërsa pjesa e parë kishte dinamikë, por jo finalizim, në pjesën e dytë Milan ishte më kërkues, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 69′-të me anë të Castillejo, i cili sapo ishte futur në fushën e lojës.

Por ky avantazh ka zgjatur deri në 3 minuta nga funsi, kur Alves do të barazonte gjithçka për vendasit e Parmës. Pak para fundit të kohës së rregullt Parma fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës. Ekzekutimin e mori përsipër Bruno Alves, i cili mjeshtërisht la të shtangur Donnarumma-n dhe dërgoi topin në rrjetë.

Minutat e mbetura pavarësisht përpjekjeve, nuk ishin të mjaftueshme për Milanin që të rikthente gjithçka në favor të vet.

(B.B/ Dosj.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport milan milan-parma milan milan-parma

Sondazh

Poll