Sport

Lorik Cana flet për trajnerin e Kombëtares: S’ka asnjë përvojë tjetër veç Seria A, ngre pak pikëpyetje

20 Prill 2019, 05:52 Nga DOSJA
Lorik Cana flet për trajnerin e Kombëtares: S’ka asnjë

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka lëvduar trajnerin e ri të kuqezinjve, Edy Reja-n me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës kur lunate tek skuadra e Lazios.

“Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip,”- ka deklaruar Cana për “Tring Sport”.

Edoardo Reja u emëruar në vend të Christiano Panuccit duke nënshkruar një kontratë deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Reja kishte qenë trajner i Lazios gjatë viteve 2010-2012 dhe përsëri në vitin 2015.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja kombetarja shqiptare e futbollit lorik cana edy reja kombetarja shqiptare e futbollit lorik cana

Sondazh

Poll