“Për Kopshtin Zoologjik dhe “Sami Frashërin” do flasë puna vetë”/ Veliaj: Luli dhe Mona i kanë bërë gati
8 Nëntor 2020, 13:32Nga DOSJA
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon projektit për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashërin”, deklaroi se do flasë puna. Luli dhe Mona i kanë bërë gati valixhet në 25 prill. Ai tha se pavarësisht stërkëmbëshave të opozitës për të penguar punët e mira në qytet, transformimi nuk ndalet. Kreu i Bashkisë tha se ndryshe nga drejtuesit e opozitës, plani i vetëm i kësaj mazhorance është transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë.
“Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna. Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. Mjafton të shohësh letrat në Hagë të Lul Bashës, Saliut dhe të atyre që e votuan raportin e Dick Martit, nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Duhet të kuptojmë se e kemi të lidhur fatin këtu. Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona. Sigurisht, acarohen kur bëjmë shkolla sepse ata nuk preken nga këto ndryshime. Për sa kohë ti e ke lidhur fatin me dikë tjetër, se bën Kopsht Zoologjik, se bën autostrada apo shkolla, je i painteresuar sepse nuk e ke lidhur fatin me Shqipërinë. Ne që e kemi lidhur fatin me këtë vend jemi të interesuar, por duhet të jemi edhe të bashkuar. Nëse u kemi shërbyer të gjithëve njësoj dhe nuk kemi diskriminuar askënd te ndihma ekonomike, te pagesat e tërmetit, te shtëpitë e reja, atëherë e kemi me provë këtë që po themi me fjalë. Fryma jonë është që t’ju shërbejmë të gjithëve. Ata i kanë bërë valixhet gati, ndaj në 25 prill, po s’ju ra bingo, pasaportat aty i kanë, e kanë një plan B. Ne kemi vetëm një plan A, që është Tirana, lagjja jonë, Shqipëria dhe gjithë kjo energji pozitive për të transformuar vendin”, tha ai.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike, ka bërë një denoncim në lidhje me lagjen e re që do të ndërtohet në Kombinat. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka akuauar Kryeminis...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë i është përgjigjur menjëhërë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit i tha se po bën detyrën e ze...
TIRANË- Kryetari iPartisë Demokratike, Lulazim Basha i është përgjigjur Kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit i kërkoi të përgjigjej për ...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërndarë deklaratën e ish-presidentit të Kosovës, ku një muaj më parë është shprehur se në...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetin e tij social të Facebook dëshminë e një gruaje që pret bashk...
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren në zgjedhjet presidenciale...
Politike 8 Nëntor 2020, 11:47
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka thyer përgjigje Lulzim Basës pasi ky i fundit iu drejtua me pyetjen se pse nuk hap spitalin Covid-4. ...
TIRANË-Partia Demokratike i ka dërguar një letër SPAK, ku i kërkon sqarime në lidhje me hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati.Në një de...
TIRANË- Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha i ëhstë përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit i adresonte pikëpytjet në li...
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për gjendjen civile. Presidenti thotë se një ndryshim i tillë i l...