Politike

Raporti ‘Dick Marty’/ Basha: Lëri shpifjet, hap spitalin Covid-19, Rama i kthehet kryetarit të Partisë Demokratike: Mos u

8 Nëntor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Raporti ‘Dick Marty’/ Basha: Lëri shpifjet, hap spitalin

Fillimisht ka qenë Kryeministri i cilia ka akuazuar Bashën , duke i kërkuar që të përgjigjet për përgatitjen e dosjes së Shtëpisë së Verdhë,bashkë me një mjek peruan. Menjëherë pas deklaratës së Ramës, ka reagaur edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i ka cilësuar fjalët e Ramës shpifje, ku ndër të tjera i thotë që të hap spitalin Covid-4 pasi sipas tij njerëzit po dergjen nëpër ambulanca.

Mirëpo, replikat nuk kanë mbetur me kaq pasi Rama i ka kthyer sërish përgjigje Lulzim Bashës, duke i thënë që të mos fshihet pas Covid-19 por të jap llogari për bërjen e dosjes së Shtëpisë së Verdhë. Këtë të fundit Basha e ka konsideruar si shpifje nga Rama për të hequr vëmendjen nga situata e vërtet që ndodhet vendi.

Dick Marty, ka bërë një raport mbi ato që ai i quan krime të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999.

Në vitin 2011, në Këshillin e Europës u miratua një rezolutë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura nga ana e Dick Marty-t, ku Rama pretendon se delegacioni i Shqipërisë në AP të Këshillit të Europës votoi pro rezolutës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir mata luzlim basha edi rama ilir mata luzlim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2020, 08:53

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vdekjes së aktorit të humorit, i cili për fat të keq humbi betejën me Covid-19. Në një ...