Politike

Joe Biden shpallet President, Rama: Urime për fitoren spektakolare, të vijoj bashkëpunimi për forcimin e partneritetit strat

8 Nëntor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Joe Biden shpallet President, Rama: Urime për fitoren spektakolare, të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden. Nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale, fitoren e tij Rama e cilëson si spektakolare, sakaq shton se është  i lumtur të vijojë bashkëpunimin.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”- shkruan Rama.

Pas katër ditësh numërime, Joe Biden është zgjedhur fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kandidati demokrat fitoi falë 20 votave elektorale të Pensilvanisë, shtet ku edhe lindi dhe më pas e bëri presidentin e 46-ë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krah Biden për katër vitet e ardhshme do të jetë zv.presidentja Kamala Harris. Kjo e fundit është gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatike që do të mbajë postin e rëndësishëm të vendit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama joe biden zgjedhjet në shba edi rama joe biden zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2020, 08:53

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vdekjes së aktorit të humorit, i cili për fat të keq humbi betejën me Covid-19. Në një ...