Politike

8 Nëntor 2020, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vdekjes së aktorit të humorit, i cili për fat të keq humbi betejën me Covid-19. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Basha ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e aktorit të madh.

Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!- shkruan Basha në Twitter. 

Aktori i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori ëhstë ndarë nga jeta pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike humb jeten koco devole luzim basha humb jeten koco devole luzim basha

Sondazh

Poll