Politike

‘Shuhet’ aktori i humorit/ Meta: Lajm i trishtë! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!

8 Nëntor 2020, 09:11 Nga DOSJA
‘Shuhet’ aktori i humorit/ Meta: Lajm i trishtë! Do të

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehet se Shqipëria ka humbur një një prej kolosëve dhe figurave më të dashura të artit.

Po ashtu Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen ku ka shtuar se Koçon do ta kujtojmë gjithmonë duke qeshur.

“Për të ky lajm i hidhur përcjell shumë trishtim.Meta:Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”- ka shkruar Meta

Aktori i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori është ndarë nga jeta pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike humb jeten koco devole ilir meta humb jeten koco devole ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 8 Nëntor 2020, 08:53

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vdekjes së aktorit të humorit, i cili për fat të keq humbi betejën me Covid-19. Në një ...