Politike

Humb jetën nga koronavirusi/ Veliaj pas vdekjes së Koço Devole: Emblema e humorit shqiptar na la!

8 Nëntor 2020, 08:28 Nga DOSJA
Humb jetën nga koronavirusi/ Veliaj pas vdekjes së Koço Devole:

TIRANË – Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Koço Devole. Ai shkruan se lajmi i beftë për ndarjen e tij nga jeta ishte e hidhur, sakaq e quan atë emblemë të humorit tonë.

“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes. Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Veliaj.

Aktori i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori ëhstë ndarë nga jeta pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj koço devole erion veliaj koço devole

Sondazh

Poll