Aktualitet

E trishtë! Covid-19 i merr jetën Koço Devoles, aktori i madh vdes pas rëndimit të situatës në intubim. Politikanët dhe a

8 Nëntor 2020, 07:25 Nga DOSJA
E trishtë! Covid-19 i merr jetën Koço Devoles, aktori i madh

TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Koço Devole ndërruar jetë ditwn e sotme në moshën 75-vjeçare. Aktori ka humbur jetën për shkak të sëmundjes vdekeprurëse të koronavirusit.

Artisti shqiptar Koço Devole u infektua me koronavirus para 18 ditësh, ku më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u fut në intubim. Dosja.al ka mësuar detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Devoles, i cili për fat të keq nuk mundi të fitonte betejën me koronavirus.

Aktori i humorit kishte rezultuar me COVID-19 më 20 tetor, ndërsa gjendja e tij si fillim kishte qenë mesatare, ndërsa mushkritë i ishin prekur rreth 50%. Mësohet se gjendja e aktori  përkeqësau për shkak të sëmundjes së Leuçemsë.

Pasi qëndroi për disa ditë në spital, kishte ikur në shtëpi për të vijuar trajtimin e tij, por gjendja ishte përkeqësuar. Pas kësaj situate, Devole është shtruar sërish në spital ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, por që nuk ia doli që të shërohej.

Pas vdekjes së tij kanë reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj,  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët kanë shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmëve për vdekjen e artistit të madh. Po ashtu ngushëllime për vdekjen e aristit, kanë shprehur edhe humoristi Agron Llakaj, Mariana Kondi, Julian Deda,si dhe këngëtaret Aurela Gaçe dhe Elvana Gjata, e cila ka bashkëpunuar me aktorin në filmin ‘Dy gisht mjaltë”. Ndërkohë, infermieri Granit Gjana  ka treguar momentet e fundit të aktorit të njohur të humorit Koço Devole.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koço devole nderron jete koco devole koço devole nderron jete koco devole

Sondazh

Poll