Aktualitet

Dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë? Sali Berisha: Nuk shkoj në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin! Rama d

7 Nëntor 2020, 20:49 Nga DOSJA
Dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë? Sali Berisha: Nuk shkoj

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që ai të shkojë si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha thotë se procesi është politik dhe synon të ekzekutojë për herë të dytë Azem Hajdarin. Më tej ai edhe për këtë çështje akuzon pikërisht kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit do të lirojë vrasësit e Azem Hajdarit, filluar me Jaho Salihin për shkak të qëllimeve elektorale para zgjedhjeve.

A është e nevojshme për t’u thirrur si dëshmitar në Gjykatë?

Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë. Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë.

Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ja paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë, dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi mediave.

Dëshmia e Zenel Nezës

Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon çbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.Në dijeninë time nga hetuesit a prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të çbërë.

A do të merrni pjesë si dëshmitar në proces?

Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i izet haxhise izet haxhia sali berisha gjyqi i izet haxhise izet haxhia sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2020, 14:35

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka nisur përhapjen në masë, duke nisur kështu edhe të shumëpërmendurën “vala e dytë”. Javët e fundit,...

Aktualitet 7 Nëntor 2020, 14:07

Bukuria e ka një çmim. Aq më tepër kur parukieret tek të cilat je duke shkuar për t’u rregulluar ka mundësi që të zihen e të kapen për flokësh se kush do...