Art&Argëtim

U përurua para disa ditësh/ Shtëpia muze e At Gjergj Fishtës mbetet e ‘kyçur’ pas restaurimit

5 Nëntor 2020, 13:12 Nga DOSJA
U përurua para disa ditësh/ Shtëpia muze e At Gjergj Fishtës

LEZHË- Shtëpia muze e at Gjergj Fishtës, cila u përurua më 23 tetor nga Kryeministri Edi Rama, ka mbetur e kyçur. Së fundmi studiuesi veprave të Fishtës,Frano Kulli në një intervistë për ReportTv është shprehur se shtëpia e Fishtës duhet të shërbejë për pelegrinazh kulturor. Ai është shprehur ndër të tjera se shtëpia e Fishtës duhet të ketë një staf dhe një mirëmbajtës, duke qenë shtëpia ka vlerë. Ndër të tjera ai bën të ditur se çelësat e shtëpisë së restauruar u janë dorëzuar familjarëve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për mënyrën e administrimit.

“Rikonstruksioni është i mirëpritur por ky lajm i mirë rrëzohet nëse nuk do të nisë së shpejti vendosja në eficencë dhe kthimi në destinacion kulturor. Ajo është shtëpi e zakonshme dhe nuk ka vlere arkitekturore, ajo ka vlere sepse është shtëpia ku ka jetuar Fishta. Në qoftë se kjo shtëpi nuk kthehet për pelegrinazh kulturor që realisht ne e kemi parë që ka interes për të. Nëse aty nuk ka një staf, një ciceron dhe një kujdestar (mirëmbajtës) kjo është e domosdoshme, përndryshe mbetemi tek pjesa jo e mirë e lajmit. Nëse nuk do të përfshihet në atë që duhet itenerari i Fishtës që fillon tek Kuvendi i Troshanit, Kisha e Dom Lleshit, etj. atëherë jemi ende në staniacion” , u shpreh botuesi dhe studiuesi Frano Kulli.

Objekti, Monument kulture i Kategorisë së Parë në fshatin Fishtë të Lezhës u restaurua nga Ministria e Kulturës por ka mbetur peng i problemeve të vjetra të pronësisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture shtepia muze e gjergj fishtes shtepia muze e gjergj fishtes

Sondazh

Poll