Art&Argëtim

“E pata të vështirë, kisha ankth”, Sam Smith rrëfen për herë të parë eksperiencën e karantinës

5 Nëntor 2020, 11:45 Nga DOSJA
“E pata të vështirë, kisha ankth”, Sam Smith

ANGLI- Këngëtari Sam Smith, ka qenë i ftuar së fundmi ditën e djeshme në emisionin “The One Show”, i cili ka rrëfyer karantinën në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte qenë kurrë në shtëpi për më shumë se tre javë në tetë vjet për shkak të orarit të zënë të turneve.

Ai ka rrëfyer se qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit ishte “i vështirë”, por motra e tij e kishte ndihmuar atë që ta kalonte sa më lehtshëm qëndrimin në shtëpi.

“Po, e pata të vështirë, kam udhëtuar për tetë vite dhe nuk kisha qenë në shtëpinë time për më shumë se tre javë në tetë vite. Unë po jetoja me motrën time dhe unë do të jem akoma me të në katër javët e ardhshme, dhe ajo më ndihmoi që ta kaloja sa më lehtshëm qëndrimin në shtëpi duke bërë gjëra argëtuese. Por është një kohë e çuditshme. Kisha shumë ankth në shtëpi për arsye se kam qëndruar gjithmonë para njerëzve në skenë, u shqetësova shumë për veten time, por prapë se prapë kështu ishte më mirë për mua të bëja një pushim.”- është shprehur Sam.

 (s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz sam smith sam smith

Sondazh

Poll